Polakët do të lejohen të dalin jashtë pa maska mbrojtëse nga 30 maji dhe kinematë, teatrot dhe palestrat do të rihapen më 6 qershor, tha qeveria.
Tubimet publike deri në 150 njerëz do të lejohen në ditët e ardhshme ndërsa numri i njerëzve në kisha gjithashtu do të zgjerohet.
Vendi me 38 milionë njerëz deri më tani ka raportuar 22074 raste me Covid-19 dhe 1024 viktima.
Shkollat në vend pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të qershorit dhe kufijtë gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllur në mënyrë efektive deri të paktën në mes të qershorit.
Në Bullgari, restorantet, baret dhe kafenetë do të rihapen plotësisht duke filluar nga e hëna e ardhshme, pasi vendi do heqë kufizimet e vendosura në muajin mars për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë lëshoi një urdhër duke lejuar baret dhe restorantet të rifillojnë biznesin përpara sezonit të verës dhe të sjellin të ardhura shumë të nevojshme për turizmin.
Sidoqoftë, diskot dhe klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura. Bullgaria ka regjistruar 2,460 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 133 vdekje.