Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet kampionati italian, qeveria italiane jep “dritën jeshile” për 20 qershorin


Seria A do rifillojë në datën 20 qershor. Vendimi është marrë ditën e sotme pas javësh të tëra negociata mes Federatës Italiane të Futbollit, presidentit të Ligës Superiore e qeverisë italiane.

Ministri i Sporteve, Spadafora ka pohuar lajmin pas takimit me kryeministrin Konte, shkruan Sportmediaset.

Kampionati italian bëhet i treti i rëndësishëm në kontinent që rinis ndeshjet pas atij gjerman e anglez ndërkohë që pritet të nisë edhe ai spanjoll.

Ndërsa Franca e ka mbyllur përfundimisht atë javë më parë. Veprimtaritë sportive në Europë u ndërprenë rreth dy muaj e gjysmë më parë lidhur me pandeminë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *