Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar ndaj sulmeve të deputetit socialist Taulant Balla për kryedemokratin Lulzim Basha.
Salianji thotë se mashtrimet e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk mbulojnë dot ndarjen e parave të buxhetit për oligarkët gjatë pandemisë.
Ish-deputeti shkruan se ndihma e qeverisë gjatë emergjencës vlen sa 2 km rrugë që Rama i jep miqve të vet.
“Edhe gjatë pandemisë, Rama me lekët e buxhetit pagoi oligarkët dhe klientët e vet me të cilët ndan lekët që ju vjedh njerëzve. Mashtrimet e Ramës dhe gënjeshtrat e Ballës për të fajësuar të tjerët nuk e mbulojnë dot këtë. Gjithë ndihma e emergjencës për njerëzit gjatë pandemisë vlen sa 2 km rrugë që Rama ju paguan miqve të vet. Ai vetëm merr dhe zhvat tani, ndaj duhet shporrur!”-shkruan Salianji.