Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Muka: Në Shqipëri po tentohet infektimi masiv i popullatës për të zgjatur gjendjen emergjente


Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë Rama, lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Ndërkohë që po lehtësohen masat e vendosura për frenimin e koronavirusit, në ditët e fundit kemi patur rritje të numirt të të infektuarve. E madje vatra më e fundit është në QSUT, që Muka e sheh si shenjë alarmi.

Në një lidhje me televizionin A2 CNN, ish-zv.ministri dhe epidemiologu tha se drejtori i QSUT-së duhet shkarkuar pasi mban përgjegjësi për mos zbatimin e protokollit duke lejuar përhapjen e infeksionit mes stafit.

 “Shifrat e fundit, besoj se janë një shenjë alarmi pasi po bëjmë një hapje të pakoordinuar. Në Zvicër jeta ka filluar prej javësh dhe nuk ka luhatje të shifrave. Më shqetëson se vatra e infektimit është një vatër spitalore. Kjo do të thotë se në Shqipëri nuk e kanë marrë me seriozitet. Nëse nuk ka ndërgjegjësim te stafet mjekësore nuk dua të mendoj për ndërgjegjësimin te qytetarët. Drejtori i QSUT-së duhet të shkarkohet, pasi është përgjegjësi kryesor për ngjarjen. Ka një protokoll dhe ai duhet të zbatohet”, u shpreh Muka.

Madje, më tej ai deklaroi se po tentohet infektimi  masiv i popullatës, me qëllim që të shtyhet gjendja e emergjencës.

“Duket se shumica e shoqërisë po beson se kjo është një konspiracion, për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga politika shqiptare. U trumbetua nga qeveria se ka bërë një punë të madhe me 25 raste në ditë dhe kur sot kemi 25 raste, ne hapemi pa pikë problemi. Qeveria nuk ka bërë detyrën e saj, krijimin që vjen përmes laboratorëve të rinj. Po bëhet një hapje e pakoordinuar, e cila mund të vijë me rrezik të lartë dhe mund të rrezikojë mbylljen e vendit, pasi shtetet e tjera mund të bllokojnë kufijtë me Shqipërinë, nëse ka rritje të rasteve. Unë kam frikë dhe uroj të jem i gabuar, por në Shqipëri po tentohet një infektim masiv i popullatës, me qëllim që gjendja e emergjencës të shtyhet më tej. Kjo është e frikshme, pasi ne kemi një humbje të madhe ekonomike dhe nuk mund të ndodhë një izolim tjetër për Shqipërinë”, tha Muka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *