Vendosni fjalën kyçe....

Tulsi Gabbard tërheq padinë kundër Hillary Clinton, më e rëndësishme të mposhtet Trump-i


Kongresmenja Tulsi Gabbard ka zgjedhur ta lërë Hillary Klinton t’ja hedhë paq me akuzat që i ka bërë duke e  quajur “agjente të Kremlinit”.

CNN shkruan se ajo ka tërhequr padinë për shpifje për hir të unitetit të partisë dhe synimit të përbashkët për të mposhtur  Presidentin Donald Trump.

Avokati i saj DanTerzian u paraqit në gjykatë duke dorëzuar tërheqjen e padisë të mërkurën. Ai tha se ndërsa Gabbard dhe fushata e saj “mbetetn të sigurt për meritat ligjore të këtij veprimi”, realiteti i ri me pandeminë Covid-19 kërkon që “të përqendrojnë kohën dhe vëmendjen në përparësi të tjera, duke përfshirë mposhtjen e Donald Trump-it në vitin 2020, në vend që të korrigjojnë gabimet këtu “.

Në muajin janar, Gabbard reagoi ashpër kundër Clinton, e cila në një intervistë të realizuar në tetor të 2019-ës kishte thënë se kongresmenia e Havaiit ishte e “preferuara e Rusëve”.

Kongresmenja e Hawaiit ishte një nga kandidatet e demokratëve për president, por pas një fushate të pamëshirshme mediatike kundër saj dhe rezultateve të para jot ë mira, ajo pezulloi fushatën më 19 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *