Vendosni fjalën kyçe....

“Unë i kam mbaruar fjalët për Teatrin”- Rama në Interpelancë citon Ndrenikën, Derhemin e Asqeriun


Në seancën e sotme plenare, në Interpelancën për Teatrin Rama tha se nuk ka asgjë për të thënë lidhur me çështjen pas i ka shprehur të gjitha mendimet e tij.

Kështu në vend që të japë llogari për veprimet e veta, citoi fjalët e disa artistëve që janë shprehur për ndërtimin e një Teatri të Ri.

“Unë i kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin. Nuk kam asgjë për të thënë dhe këtu thjesht do t’i shfrytësoj këto 20 min për të lexuar fjalët e atyre që kanë bërë teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin.

 Dhe kur e nisën protestën për Teatrin, as ju e as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit dhe të Molierit, jo vetëm nuk ishin aty, por u ishte thënë që të mos guxonin të duken aty.

Në protest kanë qenë anëtarët e komunitetit Teatrit. Në krye tëasaj proteste nuk ishin dy Budina por Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi.

I kthej përgjigje zonjës Hajdari dhe të gjitha zonjave e zotërinjve të lënduar, duke sjellë fjalët e protestuesve të vërtetë e jot ë atyre që janë aktorë politikë. Robert Ndrenika ka këtë përgjigje për ju zonja Hajdari: ‘Ju lutem mos më kryqëzoni, kam qenë dhe jam për një Teatër të Ri dhe ta bëjë shteti shqiptar. Paratë ti gjejë ku të dojë’.

Arben Derhemi: ‘Protesta e vërtetë ka ndodhur 2 vjet e gjysëm më përpara dhe me protestuesit e vërtetë është zhvilluar dialog si asnjëherë tjetër më parë.’”– tha Rama, duke cituar të tjerë artistë si Bujar Asqeriu, Laert Vasili, Reshat Arbana, Altin Basha e të tjerë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *