Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për aferën e ventilatorëve, arrestohet kryeministri i Bosnje Hercegovinës


Autoritetet boshnjake kanë arrestuar dy zyrtarë të lartë shtetërorë dhe pronarin e një kompanie private e cila importoi 100 ventilatorë nga Kina, që u gjetën të padobishëm për pacientët COVID-19.

Prokurorët e shtetit thanë të Premten se personat e arrestuar përfshijnë kryeministrin e federatës boshnjake, Fadil Novaliç, një zyrtar të lartë të shtetit për Mbrojtjen Civile dhe pronari i kompanisë së përpunimit të frutave që mori rreth 5.5 milionë dollarë nga qeveria për të blerë ventilatorët.

Të tre po hetohen me akuzën e pastrimit të parave, mashtrimit, përvetësimit të fondeve të shtetit dhe krime të tjera, thanë prokurorët. Hetimi u hap në mars pas një ankese publike mbi arsyen pse ‘Silver Raspberry’, ndërmarrje e njohur për lidhje me institucionet politike të Bosnjës, iu dha marrëveshja fitimprurëse e ventilatorëve.

Prokurorët thanë në raportin e tyre fillestar se makinat e frymëmarrjes të importuara ‘nuk plotësojnë as një minimum të karakteristikave të nevojshme për trajtim të përshtatshëm’ të pacientëve me koronavirus.

Pronari i kompanisë i ka hedhur poshtë akuzat se ka importuar ventilatorët me çmime të larta. Ai tha se ai përdori lidhjet e tij të biznesit në Kinë për të realizuar atë që ai e quajti ‘mision humanitar’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *