Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, raportoi në Komisionin e Sigurisë.
Një nga çështjet për të cilat raportoi ai ishte edhe dhuna e policisë ndaj një 15-vjeçari te Parku i Liqenit artificial të Tiranës.
Veliu teksa raportonte në komision, tregoi një video në celularin e tij ku tregohej e ëma e të miturit me pistoletë në dorë.
Edhe pse dhuna e policisë ndaj të miturit dhe e ëma që luan me pistoletë nuk ka asnjë lidhje, sërish kjo nuk është gjithçka.
Sipas denoncimit të së ëmës të djalit të dhunuar nga 4 efektivë policie, pamjet e publikuara nga Ardi Veliu janë nxjerrë nga një film, ku ajo ka luajtur.
I njëjti denoncim erdhi edhe nga qytetarë të tjerë që pohojnë pretendimet e nënës së djalit të mitur që dhunuar pak kohë më parë pasi sipas policisë kishte shkelur rregullat e karantinës.