Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Basha dha shembull të një lideri se si ndërtohet diskursi i së ardhmes


Gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu në emisionin “Opinon” ditën e djeshme, duke komentuar intervistën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, tha se kryedemokrati dha shembullin e së ardhmes se si ndërtohet diskursi politik.

Sipas tij, Basha përdori një gjuhë korrekte për një lider opozitar të së ardhmes.

Më tej Haxhiu, deklaroi se në rast të një mandati të tretë të PS-së fillon kriza dhe aty mund të arrihet një koalicion me PD-në.

Më bëri përshtypje tek Basha hiq momentet propagandistike, se pati një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, shembull i një lideri opozitar se si ndërtohet diskursi i së ardhmes. E përfundoi në mënyrë jashtëzakonisht korrekte. Në fund tha: Unë shqiptarëve do u premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale dhe nuk do ju premtoj gjëra që nuk mund t’i realizoj. Dha një mesazh jashtëzakonisht interesant. Gjërat e rralla që nuk besoj është që zoti Basha ka dëshirë që zotit Meta t’ja vazhdojë mandatin.

Atij i duhet një farë mozaiku opozitar dhe në këtë mozaik opozitar i duhet edhe Meta brenda dhe i duhet gjuha e Metës, sepse gjuha e Metës nuk është duke u përdorur nga diskursi i Bashës. Basha nuk ishte krejt se ne të ardhmen nuk mund të ketë një marrëveshje me PS. Mandati i tretë i një partie nuk është solid. Edhe nëse e fiton një mandat të tretë, kriza aty e fillon. Basha ishte interesant në një detaj dhe ndoshta ishte një nga pikat kryesore, që duhet ta kufizojmë mandatin e dytë të kryeministrit. Mandati i tretë qeverisës në Ballkan është problematik”- tha Haxhiu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *