La Liga do rifillojë më 11 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti Haver Tebas, i cili ka sqaruar edhe detaje të tjera.
Tebas gjithashtu ka thënë se sezoni tjetër do të rifillojë më 12 shtator, duke shtuar se shpresohet që sezoni aktual të përfundojë në fund të korrikut.
“Ne jemi gati dhe dita më e rëndësishme do të jetë kur të mbarojë gara. Sezoni i ri do të rifillojë më 12 shtator. Nëse do ndalonim futbollin përfundimisht do të ishte një katastrofë e madhe për ne.
Franca mori një vendim shumë të nxituar. Besoj se në vitin e ardhshëm gjithçka do i kthehet normalitetit. Në azilet e pleqve futbolli do të shihet falas nga të gjithë. Ata kanë të drejtat televizive dhe vendimi për këtë u mor shumë shpejt.”- përfundoi Tebas.