Presidenti Meta ka njoftuar sot se nga tani do kalojë më pak kohë me atë që e quan Tirana politike e do i përkushtohet më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.
Kreu i shtetit shkruan se përpjekjet e tij të sinqerta e transparente për të bashkuar vendin e për të ndërtuar një konsensus për integrimin e vendit u minuan.
Ai shton gjitashtu se nga tani e tutje secili aktor politik duhet të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve e partnerëve europianë.
“Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.
Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.
Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.” – shkruan Meta.