Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep argumentet pse ktheu në Kuvend dy ligje


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nga Presidenca ka dhënë një konferencë për shtyp lidhur me punën e institucionit që ai drejton duke komentuar ndër të tjera dhe kthimin e dy ligjeve në Kuvend.

Meta tha se Ligji për turizmin detar u kthye pasi duhej të zhvillohej në një regjim të sigurt.

Ndërsa kthimi i ligjit për Porto Romanon, Presidenti tha se procedura anashkalonte konkurrencën.

Ligji për aktivitetin e turizmit detar, i kthyer. Është kthyer sepse ligji duhet të zhvillohet në një regjim të sigurt dhe këtë nuk e garanton mungesa e koherencës me kushtetutën.

Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, shkronjave që alfabeti nuk i njeh, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare është shqipja, por cenon identitetin kombëtar. Uroj që Kuvendi të reflektoje mbi këto çështje.

Ligji për portin në Porto Romano, konstatohet se procedura e aplikuar anashkalon konkurrencën e ndershme, duke hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë vetëm me një subjekt.

Kanë mbërritur shqetësim edhe me operatorë të tjerë ekonomikë. Shqetësim ka ngrit edhe KE duke i kërkuar qeverisë shpjegime mbi procedurat e ndjekura. Kuvendi dhe qeveria duhet të vlerësojmë me kujdes shqetësimet e ngritura nga KE dhe operatorët e tjerë”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *