Presidenti Ilir Meta, në konferencën për shtyp deklaroi se përpjekjet e tij për të normalizuar situatën politike në vend janë minuar.
Kreu i shtetit tha se secili aktor tashmë duhet të mbajë barrën e përgjegjësive të veta përpara vend, duke shtuar se do kalojë më pak kohë me Tiranën politike dhe do i kushtojë më shumë rëndësi qytetarëve.
“Përpjekjet e mia u minuan. Secili aktor të marrë barrën e përgjegjësive të veta përpara vendit dhe ndërkombëtarëve. Do kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do i kushtoj më shumë rëndësi qytetarëve shqiptarë”-tha Meta.