Vendosni fjalën kyçe....

“Nga 1 qershori hiqen oraret kufizuese, hapen kopshte e çerdhe dhe aktivitet sportive”-Manastirliu komunikon masat lehtësuese


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka komunikuar masat lehtësuese që do hyjnë në fuqi nga data 1 qershor.

Kështu nga e hëna do hapen kopshtet, çerdhet, plazhet nën masa sigurie, aktivitetet sportive pa praninë e tifozëve.

Gjithashtu nga 1 qershori do hiqen kufizimet mes zonave, apo edhe fashat e orareve.

Ndërkohë kjo do jetë fundjava e fundit me kufizime.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet.

Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara“-tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *