Vendosni fjalën kyçe....

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Vuçiç i gatshëm për dialog me qeverinë e re


Presidenti serb Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të rikthehet në tryezën e dialogut sapo të formohet qeveria e re e Kosovës.

Ai ka shtuar gjithashtu se serbët e shqiptarët janë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin perëndimor dhe duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse duan të jetojnë në paqe.

“Serbët dhe shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, ka thënë Vuçiç , raporton media serbe, B92.

Deklarata e Vuçiçit vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që lejon formimin e qeverisë së re të Kosovës nga ana e Avdullah Hotit të LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *