Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, flasin Hajdari dhe Gjiknuri


Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të saj ka folur bashkëkryetarja e Komisionit, Rudin Hajdari e cila deklaroi se palët nuk ranë për asgjë dakord.

Sipas saj ndryshimi i sistemit nuk u diskutua sërish por që pa u ndryshuar nuk do ketë konsensus për Reformën Zgjedhore, shtoi Hajdari.

Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.

Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato çështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër“-tha Hajdari.

Ndërkohë, bashkëdrejtuesi tjetër, Damian Gjiknuri, tha se nuk ka pasur asnjë propozim për ndryshim sistemi nga opozita dhe sipas tij nëse do vijë kjo kërkesë nga të gjitha partitë që kanë peshë në elektorat mazhoranca është e hapur.

“Sot PD kërkoi një propozim për sistemin e procesit të ankimit zgjedhor ku do të përfshijë Gjykatën Kushtetuese dhe ekspertët morën kohë për ta shqyrtur këtë gjë.  

Ne jemi të vendosur për përfshirjen e teknologjisë, por në atë masë që është e mundur dhe nuk vë në pikëpyetje gjera që nuk janë në dorën e njeriut. Ne kërkojmë që nëse është e pamundur shtrirja e teknologjisë në të gjithë vendin ne të vazhdojmë zgjedhjet.

PD nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit në tavolinë. Se çfarë deklaratash bëjnë andej këtej nuk komentoj dot. Për çështjen e sistemit kemi lënë dy tre-ditë kohë dhe asnjë propozim nuk ka ardhur.

Ne jemi të hapur për trajtimin e sistemit zgjedhor, por do të shprehemi të fundit, sepse qeveria shprehet e fundit”- tha Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *