Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Peqin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ndërsa i plagosur ka mbetur një qytetar i identifikuar si Besmir Hakballa.
Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është në gjendje kritike.