Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i Venecias për Kushtetuesen: Presidenti zbatoi rregullat për emërimet


Pas raportit paraprak të para pak muajve më parë, është zbardhur draftopinioni i Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Këto emërime sollën një përplasje të ashpër mes mazhorancës e Presidentit Meta.

Kreu i shtetit denoncoi veprimtarinë e qeverisë nëpërmjet kreut të KED-së lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke deklaruar më shumë se një herë e duke prezantuar dokumente e argumente që sipas tij tregonin skemën që po përdorte kryeministri Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, i vetmi institucion ende i pakapur prej tij, deklaronte Meta.

Komisioni i Venecias vëren se kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve. Ai bën thirrje për dialog për kapërcimin e saj.

Raporti i komisionit nuk nxjerr asnjë shkelje kushtetuese nga ana e presidentit Meta lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Disa nga pikat që sipas Venecias mund të ndihmojnë në kapërcimin e krizës knë të bëjnë me vettingun e procesin e betimit.

Komisioni i Venecias vëren gjithashtu se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mungesa e Gjykatës së Lartë mund të ndikojë negativisht dhe mund të jetë kritike për sistemin e drejtësisë duke bërë që shumë çështje të përfundojnë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Komisioni thekson gjithashtu se sjellja e presidentit lidhur me emërimet në Kushtetuese nuk e justifikojnë për shkarkimin e tij nga ana e shumicës socialiste.

Komisioni vëren se kreu i shtetit ka vepruar në përputhje me rregullat për sa u përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

VINI RE: Opinionin e plotë të Komisionit të Venecias e lexoni këtu: Opinioni i Venecias


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *