Vendosni fjalën kyçe....

Rasti më i mirë, 3 teza mbi drejtorin e policisë


Blog-Autor: Edlira Çepani 

Më thoni ju cili është rasti më i mirë…

  1. Kjo me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit është një shashkë për të hequr vëmendjen nga reforma, nga hallet e përditshme, nga teatri e nga shumë gjëra të tjera… Pra është diçka e stisur me vetëdije dhe në këtë rast i bie që drejtori i policisë vepron përpikmërisht sipas kërkesave kapriçoze të pushtetit.
  2. Kjo me drejtorin e policisë është një lajthitje pushteti dhe tregon batakun ku kemi rënë dhe se si na shohin e si na trajtojnë drejtuesit e shtetit, që paguajmë me taksat tona. Si lecka! Njerëz që mund të dhunohen sipas qejfit! Është në fakt një sjellje që s’është hera e parë që e shohim, por që çuditërisht vazhdojmë e durojmë.
  3. Drejtori i përgjithshëm i policisë, nuk njeh as ligjet për privatësinë, as ato për diskriminimin, as ato për dhunën me bazë gjinore, etj, e mbi të gjitha…bazon qëndrime zyrtare në prova false (pra ose s’i di që janë false, ose i përdor me vetëdije) policia dmth, vetë policia!!

Shkelje, tallje, padituri…zbulojmë çdo dite se skandali i një dite më përpara nuk ishte më i keqi, paska gjithmonë më keq…

Cilado nga tezat e mësipërme të jetë e vërteta, ose largqoftë kombinimi i tyre, strukturat kompetente duhet të marrin masa të menjëhershme!

P.S. Ndërkohë diskutohet në Parlament mundësia për t’i dhënë të drejtën policisë të bëjë përgjime pa lejen e prokurorisë…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *