Një shofere femër në Denver, Kolorado i dha gaz makinës së saj përmes një turme protestuesish që kishin dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e një afro-amerikani nga policia e Minesotës.
Ndërsa protestuesit bllokuan një rrugë në qendër të qytetit të Denverit të enjten, një mjet u përplas me aktivistët.
Pamjet video të kapura në vendngjarje tregojnë se gruaja i jep shpejtësi makinës nëpër turmë në një kryqëzim, duke hedhur një burrë mbi kofanon e automjetit të saj.
Kur burri bie nga makina, ajo kthen automjetin e saj në drejtim të tij dhe tenton ta shtypë. Gruaja u ndoq nga turma ndërsa u largua me shpejtësi me mjetin e saj.
Protestuesit që rrëmbyen një foto të gruas në timon, po e ndajnë foton e saj në internet në përpjekje për ta identifikuar.