Vendosni fjalën kyçe....

S’morën pagën e luftës, 144 punonjëse të një fasonerie protestë në Vlorë


Rreth 140 punonjës të një fasonerie në Vlorë kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. Ata kërkojnë pagën e ashtuquajtur të luftës që është premtuar nga qeveria.

Punonjësit e fasonerisë së këpucëve në qytetin bregdetar deklaruan se ekonomisti i kompanisë dhe administratori kanë aplikuar për pagën e luftës që prej 28 majit por janë refuzuar nga institucionet shtetërore.

Ata kanë thënë gjithashtu se kanë qenë pa punë nga data 9 mars deri më 25 mars ndërsa pas kësaj date kanë punuar me orar të shkurtuar duke përfituar vetëm një pagë prej 15 mijë lekësh të reja në muaj.

Pas protestës në orët e para të mëngjesit, një përfaqësi prej 6 personash kanë takuar drejtorin e Tatimeve të Vlorës, Bledar Taushani. Ai u tha punonjësve që me ligjin e mëparshëm nuk e përfitojnë pagën e luftës prandaj kanë marrë përgjigje negative.

Megjithatë të enjten e 28 marsit në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i ri i qeverisë sipas të cilit të personat që aplikojnë për pagën e luftës e përfitojnë atë nëse janë hequr nga skema e Sigurimeve Shoqërore brenda 17 majit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *