Presidenti Trump ka folur sërish lidhur me atë që njihet si Deep State në administratën amerikane.
Teksa fliste lidhur me kandidatin e tij demokrat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Joe Biden, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha ndër të tjera se drejtori i tij i ri i Inteligjencës dhe Prokurori i Përgjithshëm, William Barr do e ‘shkatërrojnë Deep State’.
Në intervistën e dhënë për gazetaren Sharyl Attkinson, ai foli ndër të tjera edhe për çështjen e Covid-19 duke kritikuar ashpër Pekinin zyrtar lidhur me fshehjen e virusit e më pas lejimin e përhapjes së tij.
Trump foli edhe për përpjekjen e FBI-së për të dëmtuar presidencën e tij nga viti 2016 e tutje.
Pasi emëroi William Barr si Prokuror të Përgjithshëm dhe John Ratcliffe si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, Trump i tha gazetares Attkinson se ai tani është përqendruar në ‘luftimin e Deep State’ dhe mendon se ai ka një shans ‘për të thyer’ pushtetin e komplotistëve.
“Ratcliffe është fantastik. Nëse vazhdon ashtu siç po shkon, unë kam një mundësi për të thyer ‘Deep State’. Është një grup i mbrapshtë njerëzish. Është shumë e keqe për vendin tonë.” – tha ndër të tjera presidenti amerikan.