Policia e Maliqit ka arrestuar shtetasin A.B 35 vjec, banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar 5 shtetas të huaj drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
A.B, gjatë shoqërimit për në komisariat ka kundërshtuar edhe forcat e policisë.
Njoftimi i policisë së Maliqit:
Maliq
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Zboq, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. 35-vjeçari, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.