Vendosni fjalën kyçe....

Abuzuan skesualisht me 15-vjeçaren dhe i bënë video, 65-vjeçari në Tiranë dhe tre të tjerë në pranga


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku policia ka vënë në pranga katër persona nën akuzën se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Vajza 15-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçari me inicialet A.D, I cili I kishte bërë gjithashtu edhe një video.

Këtë video 65-vjeçari ua kishte dhënë tre djemve të rinj të moshës nga 15-20-vjeçare, të cilët e kishin kërcënuar vajzën përmes videos duke e detyruar të kryente edhe me ta marrëdhënie seksuale.

DETAJET E POLICISË

Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture;

Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç,  R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *