Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Ramës për mitingun në Durrës: Është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama dhe ministers Ogerta Manastirliu, lidhur me mitingun e sotëm në qytetin e Durrësit, ku morën pjesë qindra qytetarë.

Bardhi thotë se Rama është i tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve.

“Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

 Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët.  Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.”– shkruan Bardhi.

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbajti një miting ditën e djeshëm në Durrës, ku morën pjesë qindra qytetarë. Ai publikoi sot disa foto nga ky miting, ku shihej qartë shkelja e rregullave të vendosura nga qeveria për ruajtjen e distancës sociale.

Rama reagoi ashpër, duke thënë se Basha po rrezikon kështu jetët e shqiptarëve. Të njëjtin reagim pati edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasirliu, e cila u bëri thirrje qytetarëve që mos t’I përgjigjeshin thirrjeve të “papërgjegjshme” të kryedemokratit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *