Vendosni fjalën kyçe....

Deklaratat kontradiktore, Policia e Shtetit korrigjon gabimin: Lëvizja me makinë do lejohet edhe të dielën


Policia e Shtetit është detyruar të sqarojë edhe njëherë njoftimin e parë, sipas të cilit ditën e dielë nuk do të lejohet qarkullimi me automjet në asnjë qytet të vendit.

Kjo për shkak se ky urdhër binte në kundërshtim me ato çfarë kishin deklaruar më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të cilët thanë se fundjava do të jetë e hapur.

Pas shqetësimit të qytetarëve për deklaratat kontradiktore, Policia është detyruar të dalë me një njoftim të dytë ku thotë se ndalimi i qarkullimit vlen vetëm për kalimin nga qytetet në zonat e kuqe, drejt atyre të gjelbra e anasjelltas.

“Sqarim i Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe”- thuhet në njoftimin e dytë.

Në një njoftim të mëparshëm (lexo këtu), policia thoshte se ditën e dielë ndalohet qarkullimi me makinë në çdo qytet të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *