Diego Kosta në telashe. Sulmuesi i Atletiko Madridit u akuzua një vit më parë se nuk kishte paguar rreth 500 mijë euro euro taksa.
Prokuroria spanjolle ka lëshuar një akuzë ditën e sotme për 31-vjeçarin, teksa sipas gazetës prestigjioze “AS” , akuza e ngritur ndaj Diego Kostës parashikon gjashtë muaj burg për lojtarin dhe një gjobë prej 500 mijë eurosh. Seanca gjyqësore është caktuar për të enjten e ardhshme.
Si të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, sulmuesi tashmë duhet të përballet edhe me problemet gjyqësore, që kërkojnë ta fundosin përfundimisht.