Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e paraburgimit të Burgut 313 në Tiranë, mes anëtarëve të bandës së Avdylajve dhe policisë.
Balkanweb ka zbardhur dosjen e bandës së Avdylajve dhe fotot kur përplasen me policinë.
Përplasja ndodhi pas një vendimi për kontrollin e qelive të tyre, pasi ishte gjetur një telefon.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, zbulohen dhe kërcënimet që anëtarët e bandës “Avdylaj” iu drejtojnë policëve.
“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve në burgun e sigurisë së lartë.
Ditën e djeshme, drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas italian, pas sherrit me efektivët e burgut.
Por Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të Burgjeve, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin.