Vendosni fjalën kyçe....

Gjoni: Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili janë emëruar për të sabotuar reformën zgjedhore që i jep shqiptarve lirinë e votës


Deputeti i LSI-së në parlament, Ralf Gjoni ka shigjetuar përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Sipas Gjonit ata janë emëruar tek Këshilli Politik për të sabotuar çdo shans për të bërë një reformë zgjedhore e cila do i japë shqiptarëve lirinë e votës.

Është e qartë si kristali se këta tre emisarë janë emëruar tek Këshilli Politik për të sabotuar çdo shans për një reformë zgjedhore që i jep shqiptarëve lirinë e votës për kandidatin që duan. Këta janë mjeshtra për të hapur vatra konflikti bosh duke i shkelur syrin njëri-tjetrit. Ndërkohë ne nuk e tregtojmë kauzen e shqiptarëve dhe as të ardhmen evropiane të vendit. Beteja për hapjen e listave zgjedhore vazhdon”-shkruan Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *