Një i ri ka humbur jetën në Vlorë gjatë kohës që po punonte.
I riu ishte duke punuar në kantierin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kur në rrethana ende të pazbardhura është goditur nga skrepi që po punonte.
Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, i riu nuk i ka mbijetuar plagëve duke ndërruar jetë.