Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Nuk dorëzohem deri në ndryshimin e sistemit zgjedhor


Bashkëdrejtuesja e Reformës në Drejtësi, Rudina Hajdari, pas mbledhjes së Këshillit Politik në deklaratën për mediat u shpreh e revoltuar pasi palët nuk arritën asnjë konsensus.

Hajdari ndër të tjera tha se nuk do dorëzohet deri në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ajo shprehet e revoltuar me Bashën pasi sipas saj me veprimet për mos-ndryshimin e sistemit i jep pushtet kryeministrit Rama.

Unë erdha në këtë tryezë me synimin qe te ndryshoj sistemin zgjedhor. Edhe këtë ma hodhën poshtë. Po mirë, a më thoni ju pse këta njerëz kanë kaq frikë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për të hapur listat për ti dhënë shqiptarëve të drejtën për të votuar atë që duan?

E kuptoj fare mirë Edi Ramën që e do këtë sistem se ka 74 mandate më shumë se gjysmën e parlamentit e me këtë pushtet është bërë autoritar i ka dhënë koncesione gjithë shqiptarëve e është bërë i pasur.

Por s’e kuptoj Lulzim Bashën që e ka bërë Ramën perandor, pse Lulzim Basha do ta mbajë Ramën perandor?

Ndaj edhe pse sot këta qëndruan bashkë me njëri tjetrin kundër këtij propozimi të denjë të realizueshëm në një kohë të shkurtër nuk e bënë e thanë gjëra të ndryshme, unë se pranova atë përgjigje se duam që në zgjedhjet e 2021 të shkojmë me sistem tjetër.

Unë nuk dorëzohem fare se në një anë kemi klasën e vjetër politike në anën tjetër shqiptarët që duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Të kemi të drejtën që në atë parlament të futen ata njerëz që e meritojnë. Këta s’e duan duan ta mbajnë i konvengon Ramës dhe Lulzim Bashës”- tha Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *