Vendosni fjalën kyçe....

I riu humbi jetën në vendin punës, policia jep detajet e para për ngjarjen


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur këtë pasdite në Vlorë, ku humbi jetën një i ri në një kantier ndërtimi.

Policia thotë se viktima është aksidentuar nga një vinç rreth orës 16:20 kur po kryente pastrime në lagjen “Uji i Ftohtë” pranë Kalasë.

Viktima është ende i paidentifikuar ndërsa drejtuesi i vinçit B.Ç, 29-vjeç është shoqëruar në polici për ty pyetur në lidhje me ngjarjen.

“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”-thuhet në njoftim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *