Vendosni fjalën kyçe....

Jorida Tabaku: Po goditet biznesi i turizmit, Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate


 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me krizën ekonomike në vend gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë së koronavirusit, duke bërë përgjegjës qeverinë Rama.

Tabaku ka nxjerrë foton e një ambienti me tabelën në derë “jepet me qira” për shkak se biznesi që operonte në atë ambient është mbyllur, si pasojë e krizës ndërsa thekson se sektori i turizmit është ai që do goditet më fort nga ajo që e quan “pandemi ekonomike”.

E Tabaku nuk bën përgjegjëse thjesht pandeminë, por kujton se edhe përpara saj në vendin tonë mblleshin 50 biznese në ditë.

 “Dyqani që po shihni në foto deri pak muaj më parë ka qenë i marrë me qira nga një operator turistik. Sot, biznesi është mbyllur, pronari i biznesit ka një të ardhur më pak dhe të punësuarit në këtë biznes janë të papunë. Turizmi është një nga sektorët që do goditet më fortë nga pandemia ekonomike, por jo i vetmi pasi rënia ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë 9% e PBB-së.

Deri përpara pandemisë në vendin tonë mbylleshin 50 biznese në ditë. Konsumi kish ranë në nivele alarmante ndërkohë që taksat janë rritur në 7 buxhete të qeverisë Rama. Praktikisht bizneset sot paguajnë taksat më të larta në rajon.”– shkruan Tabaku.

Sipas ish-deputetes, kryeministri Edi Rama gënjen lidhur me pagat e luftës.

 “Pritet të ketë rënie deri në 2 pikë përqindje si pasojë e kësaj krize. Konsumi do të goditet rëndë ndërsa familjet që ushqehen me 5.5$ në ditë do të kalojnë 40% e konstatuar nga Banka Botërore.

Ramavirusi është shkaktari i kësaj situate dhe arsyeja pas dështimit. Ai gënjen për pagat e luftës, gënjen për garancinë sovrane vetëm për të vjedhur taksat e qytetarëve. Sa më shumë rritet numri i të papunëve dhe bizneset e falimentuara aq më shumë altoparlantët e propagandës do nxjerrin gënjeshtra.”- shkruan ish-deputetja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *