Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur përpara një hoteli në aksin Mamurras-Lezhë.
Nga shkëmbimi i zjarrit ka humbur jetën shtetasi Bujar Hasani 37-vjeç i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:17 në fshatin Gjorm, të Kurbinit.
Në njoftimin e policisë thuhet se kanë mbetur të plagosur, Paulin Gjergji 53-vjeç dhe Kreshnik Tusha 21-vjeç.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.