Vendosni fjalën kyçe....

Një person qëllon me armë drejt protestuesve në Detroit, vdes 19-vjeçari


Përshkallëzohen tensionet lidhur me protestat e qytetarëve mbi vdekjen e një afro-amerikani në Minnesota.

CNN shkruan se një 19-vjeçar mbeti i vrarë në protestë, pas disa të shtënave me armë që u qëlluan drejt turmës të premten mbrëma në Detroit.

Policia tha se një person i panjohur ka qëlluar drejt turmës me armë, nga një fuoristadë në ecje. Plumbat kanë kapur 19-vjeçarin i cili nuk ka munbur të mbijetojë, pavarësisht mjekëve të ndihmës së shpejtë.

Policia e Detroit thotë se nuk mund të konfirmojë nëse viktima ishte pjesë e protestave, por të shtënat ndodhën në qendër të qytetit ku po zhvilloheshin protestat.

Protestat në SHBA erdhën pas një ngjarjeje të rëndë që u shënua në Minnesota, ku një 46-vjeçar me ngjyrë i quajtur George Floyd, ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa disa oficerë policie e kishin shtrirë përtokë dhe njëri prej tyre i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *