Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, nuk ka dakordësi për identifikimin biometrik


Ka përfunduar pas 4 orësh, mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të saj, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk është arritur sërish dakordi për identifikimin biometrik.

Këtë çështje, Bylykbashi e konsideroi vijën e kuqe të opozitës pasi sipas tij miratimi i saj do të thotë heje dorë nga vjedhjet e votave.

Sot përsëri pavarësisht insistimeve, për sa i përket administrimit të zgjedhjeve nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit, vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë nxjerr rezultatet. Kjo është vija e kuqe, pa u arritur dakordësia për identifikimin biometrik të zgjedhësve të tjerat janë plotësuese”-tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *