Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Pse PS e refuzoi propozimin tonë për identifikimin biometrik


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me çështjen e identifikimit biometrik në zgjedhje për të cilën palët janë të ndara.

Vasili shkruan se ndërsa maxhoranca po refuzon propozimin e opozitës së bashkuar për identifikimin biometrik, nga ana e tyre nuk do të ketë lëshime për vjedhjen e zgjedhjeve.

“Asnje leshim rilindjes per vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton voten e lire, eviton mbushjen e kutive te votimit si dhe barazi te plote te te dyja paleve ne administrimin zgjedhor eshte fundi i reformes.

Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.

Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.” – shkruan Vasili.

Nënkryetari i LSI-së dhe përfaqësuesi i kësaj force politike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, kujton se kjo reform është një nga kushtet themelore të BE-së për negociatat e anëtarësimit.

“Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.

Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE.

Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.

Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.”– shkruan Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *