Pas mitingut të kreut të opozitës në Durrës, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron këtë të rrezikshme. Rama thotë se Basha po luan me jetët e qytetarëve, duke organizuar këtë miting.
“Të rrezikosh jetën e njerëzve, për të luajtur një pllakë gramafoni”– shkruan Rama duke shpërndarë postimin e kreut të PD-së.
Lulzim Basha postoi më herët foto nga vizita e tij në Durrës, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Përmes një shkrimi, Basha shprehej se kryeministri Edi Rama, duke e quajtur “Ramavirusi”, është përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë dhe humbjen e vendeve të punës për banorët e kësaj zone, të cilët më parë të dëmtuar nga tërmeti, tani u janë shtuar akoma më shumë hallet.