Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbim zjarri në Laç, një i vdekur dhe dy të plagosur


Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri. 

Viktimë ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani), kurse të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Bujar Lika njohet si krahu i djathtë i Ervis Martinit i cili u përfshi në ngjarjen e ndodhur në ish-bllok në tetor  të 2018.

Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë, që nuk dihet nëse është përdorur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

21-vjeçari i plagosur Kreshnik Tusha është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai.

Paraprakisht, shkak i shkëmbimit të zjarrit, mendohet  të ketë qenë një konflikt i hershëm mes tyre.

Efketivë të policisë janë nisur nga Tirana drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ajo ka ndodhur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *