Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi UNDP-së në Kosovë nxjerr Kurtin me pëlqyeshmëri më të madhe se Presidenti


UNDP-ja ka bërë publike të dhënat e fundit të mbledhura dhe përpunuara në Pulsin Publik XVIII në të cilin është matur kanqëshmëria e qytetarëve me institucionet publike dhe politikanët që i drejtojnë.

Nga këto të dhëna, shihet një rritje e pëlqyeshmërisë nga qytetarët në vitin 2020 për punën e bërë nga Kryeministri apo edhe Kryetarja e Kuvendit krahasuar me nëntorin e vitit 2019.

Nga kjo anketë rezulton që Presidenti Hashim Thaçi të ketë një rënie të pëlqyeshmërisë krahasuar me nëntorin e 2019.

Rezultatet e anketës së Pulsi Publik të prillit 2020 tregojnë një rritje dramatike të kënaqshmërisë së qytetarëve me institucionet kyçe të Kosovës krahasuar me anketat e zhvilluara në nëntor dhe maj 2019. Mesatarisht 42.5% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve kyçe të Kosovës, që përbën një rritje prej 24.9 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 (17.6%) dhe 20.7 pikë përqindje nga anketa e majit 2019 (21.8%).

Ky nivel i kënaqshmërisë është më i larti i regjistruar nga Pulsi Publik që nga viti 2010. Konkretisht, kënaqshmëria me punën e Kryetares së Kuvendit është rritur me 51.9 pikë përqindje nga nëntori 2019, kur u regjistrua në vlerën 20.5%, duke arritur në 72.4% në prill 2020. Kënaqshmëria me punën e Kryeministrit ka pësuar rritje nga 20.7% në 65.4%, kurse me punën e qeverisë nga 14.4% në nëntor 2019 në 60.7% në prill 2020.

Rritja në nivelet e kënaqshmërisë evidentohet për shumicën e institucioneve. Për shembull, edhe pse është më i ulët se niveli i matur në nëntor 2018 (36.1%), niveli i kënaqshmërisë me punën e Kuvendit është rritur nga 18.6% në nëntor 2019 në 33.4% në prill 2020. Kënaqshmëria me Presidentin ka rënë me 2.5 pikë përqindje (18.7%) nga nëntori 2019 (21.2%). Nga ana tjetër, kënaqshmëria me punën e gjykatave dhe prokurorisë është rritur nga anketa e nëntorit 2019. Kënaqshmëria me gjykatat qëndron në 24.8%, që është një rritje prej 11.2 pikë përqindje nga nëntori 2019 (13.6%). Kënaqshmëria me prokurorinë u rrit nga 14.2% në nëntor 2019 në 22.3% në prill 2020”-thuhet në raport.

Edhe pse anketa tregon një pëlyeshmëri për qeverinë e vitit 2020, kjo nuk u reflektua nga ligjvënësit të cilët shkarkuan qeverinë Kurti, për ta zëvendësuar me të mandatuarin Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *