Pas lejes së miratuar ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, futbolli shqiptar po përgatitet që të zbresë në fushën e lojës me Kategorinë Superiore që do të luajë javën e 27-të dhe të 28-të në harkun e katër ditëve.
Ajo që bie në sy në kalendarin e këtyre dy javëve është se të gjitha sfidat do të zhvillohen në orën 17:00, përvçese “main event”-it, përballjes më të rëndësishme, e cila do të luhet në orën 20:00.
Kështu, java e 27-të do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, ndërsa java e 28-të ditën e diel. Ja dhe kalendari i plotë për këto 10 përballje:
Kategoria Superiore
3 qershor
Java e 27-të
Bylis – Tirana 17:00
Flamurtari – Vllaznia 17:00
Kukësi – Luftëtari 17:00
Laçi – Teuta 17:00
Partizani – Skënderbeu 20:00
7 qershor
Java e 28-të
Laçi – Vllaznia 17:00
Luftëtari – Tirana 17:00
Flamurtari – Skënderbeu 17:00
Bylis – Teuta 17:00
Partizani – Kukësi 20:00