Derek Chauvin, efektivi i cili akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd duke u bërë shkak për shpërthimin e revoltave në SHBA, tani po përballet edhe me braktisjen nga bashkëshortja.
Bashkëshortja e policit të arrestuar është Kellie Chauvin, ish-miss Minnesota. Avokati I saj than ë një deklaratë për median, se Kellie i ka kërkuar bashkëshortit divorcing.
“Këtë mbrëmje, unë fola me Kellie Chauvin dhe familjen e saj. Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd dhe mendimet e saj janë për familjen dhe të dashurit e tij që janë të hidhëruar nga kjo tragjedi. Ajo ka bërë kërkesë për zgjidhjen e martesës së saj me Derek Chauvin”– tha avokati, citon Daily Mail.
Ai theksoi se Kellie kërkon siguri dhe privatësi për familjen dhe prindërit e saj, në këtë periudhë të trazuar. Çifti nuk kanë fëmijë bashkë, ndërsa ish-missi ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme.
Kujtojmë që efektivi i policisë Derek Chauvin së bashku me tre kolegë të tij, arrestoi 46-vjeçarin George Floyd dhe më pas i vendosi gjurin në pjesën e qafës, duke i bllokuar frymëmarrjen. Gjë që solli dhe vdekjen e tij.
Pas ngjarjes e cila u kap edhe në kamera, 44-vjeçari Derek Chauvin, u mor në paraburgim të premten dhe u akuzua për vrasje të shkallës së tretë.
Arrestimi vjen pas disa ditë protestash dhe trazirash në mbarë vendin.