Trazirat që po ndodhin në rrugët e SHBA-së janë ‘rrëmbyer’ nga militantët e Antifas, ka pohuar lideri i Partisë Brexit, Nigel Farage.
Politikani britanik akuzoi të majtët për përpjekje për të përmbysur vetë demokracinë perëndimore.
“Duke vërejtur se vdekja tragjike në ShBA është duke u rrëmbyer nga Antifa, që kërkon të zëvendësojë vlerat tona demokratike perëndimore me diçka më ekstreme sesa atë për të cilën akuzojnë,” shkroi Farage në Twitter.
“Antifa janë fashistët e vërtetë.” – shtoi ai.
Fillimisht e parë si një reagim pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis javën e kaluar, shumë nga trazirat që kanë shpërthyer në qytetet e mëdha të SHBA janë organizuar nga Antifa.
Protestuesit kanë raportuar se kanë parë organizatorët e Antifat duke drejtuar rebelët e duke i furnizuar me me tulla, shkopinj dhe armë të tjera.
Qëndrimi i Farage është i ngjashëm me atë të administratës Trump në Uashington.
Presidenti Donald Trump ka akuzuar “ANTIFA dhe të majtën radikale” për nxitje të trazirave, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm William Barr fajësoi për dhunën “grupet ekstremiste të majta dhe grupeve anarkike të majta që përdorin taktikat antifa”.