Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vrarë roja i rrugës në Himarë


Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në Himarë.

Sipas policisë, personi me iniciale Y.L. është gjetur mes fshatrave Kuç e Qeparo në një zonë të pyllëzua ndërsa dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Ylli Luçaj sipas policisë nuk kishte precedentë të mëparshëm ndërsa një nga pistat e hetimit është konflikti për rrugën që po ndërtohet pasi më herët ka pasur jo pak përplasje mes kompanisë që po ndërton rrugën e banorëve. 

Viktima punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në Kuç të Himarës.

Njoftimi

“Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *