Mauro Ikardi është transferuar përfundimishte te PSG-ja, ekip ku ishte huazuar në fillim të sezonit nga Interi.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratën me klubin francez sipas së cilës Interi përfiton 58 milionë euro dhe 15 milionë euro të tjera në rast se PSG-ja vendos t’ia shesë një ekipi italian sulmuesin brenda 12 muajsh.
Ikardi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse me Interin para nisjes së problemeve mbi zgjatjen e kontratës duke çuar në thyerjen e marrëdhënieve mes palëve.
Pas një viti në huazim, ai do jetë pjesë e PSG-së deri verën e vitit 2024.