Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbyll shërbimin e mjekësisë interne në QSUT, 40 të infektuar


Ditën e djeshme është mbyllur shërbimi i mjekësisë interne në QSUT për shkak të përhapjes së sëmundjes infective të COVID-19 në pavion.

Sipas News 24, ky shërbim është mbyllur në orën 15:00 të ditës së shtunë. Tre pacientët e mbetur në këtë shërbim, njëri prej tyre i diagnostikuar me COVID-19 janë transferuar në Infektiv dhe shërbime të tjera.

Në shërbimin e mjekësisë interne, vetëm 8 punonjës kishin mbetur të painfektuar ende nga koronavirusi.

Në total janë infektuar 40 persona, nga të cilët 26 personel shëndetësore dhe 14 pacientë. Tek personeli përfshihen edhe mjekë e infermierë jashtë shërbimi, apo sanitarë.

Pesë prej tyre janë në spitalin Infektiv, e një pacient ndodhet i intubuar e në gjendje të rëndë.

Paraprakisht përflitet se shkak për përhapjen e koronavirusit është bërë mungesa e mjeteve mbrojtëse për mjekët e infermierët, të cilët kanë punuar në kushtet pa e ditur se një kolege e tyre ishte e infektuar. Lajmi për infermieren e infektuar u zbulua me vonesë, puna vazhdoi dhe brenda pak ditëve arritëm në këtë bilanc./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *