Vendosni fjalën kyçe....

Për çfarë i harxhoi 1 miliard lekë Veliaj tek parku Rinia?


Para pothuajse 1 viti bashkia e Tiranës hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia” me vlerë 78.705.775 lekë pa TVSH.

Por me gjithë vlerën e TVSH-së, ky prokurorim ka arritur në vlerën e 1 miliard lekëve.

E nëse jeni kuriozë se çfarë ka ndodhur me parkun Rinia gjatë gati 1 viti punimi, për të cilin janë harxhuar kaq shumë para, do habiteni. Janë shtuar vetëm disa kodrina dhe janë shtuar disa lodra për fëmijë. Vetëm për kaq bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, ka harxhuar plot 1 miliardë lekë.

E akoma më e rëndë është se për punën që duhej të kryente kompania Agi Kons si fituese e këtij tenderi, janë parë duke punuar edhe punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës.

Punonjësit e bashkisë

Kjo në mënyrë që Erion Veliaj të mund të mbajë fjalën dhe ky park të hapet më datë 1 qershor. E duke qenë se bari nuk kanë mbirë e kodrinat kanë mbetur me dhe, punonjësit e bashkisë janë urdhëruar të shtrojnë tapet bari sintetik siç shihet edhe nga fotot.

Punonjësit duke shtruar tapetik sintetik të barit

 

E për nostalgjikët e periudhës para viteve ’90 që e mbajnë mend parkun e asokohe, fotografi i njohur Roland Tasho ka publikuar një foto që shfaq kontrastin e dukshëm me kaosin e sotëm.

 “Si ka qenë parku tek Shallvaret ose parku Rinia… Pse jemi racë që nuk e duam të bukurën ??? Kush ma shpjegon???” – shkruan Tasho krahas fotos./Hashtag.al

Parku Rinia para viteve ’90


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *