Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pa marrëveshje tryeza PS-PD-LSI për reformën zgjedhore


Ka përfunduar pa marrëveshje tryeza e Këshillit Politik.

Ka përfunduar pa marrëveshje tryeza e Këshillit Politik. Pas katër orësh takim, palët nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshjen për çështjet e hedhura në tryezë.

Pak ditë më parë, përfaqësuesit e shumicës e opozitës arritën marrëveshjen për kuotat gjinore, periudhat zgjedhore dhe financimi e partive.

Ndërsa opozita ka kërkuar ditët e fundit edhe përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje dhe qeverinë tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve.

Ditën e sotme ajo parashtroi një listë me kërkesa ku më kryesorja ishtë qeveria tranzitore ndërsa kërkesa të tjera ishin mosshfrytëzimi i administratës dhe burimeve financiare e jo financiare në shërbim të kandidatëve e partive politike.

Në takimin e sotëm mori pjesë edhe një përfaqësues i ambasadës amerikane në Tiranë, i cili zhvilloi takime me palët respektive. Takimet për reformën zgjedhore do vijojnë edhe në ditët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *