Dhjetëra grabitës hynë në një dyqan të ‘Apple’ në kryeqytetin amerikan, duke e shkatërruar e grabitur. Shumë nga dyqanet e kompanisë në shtete të tjera amerikane kanë pasur të njëjtin fat ditët e fundit.
Pamjet video shfaqin plaçkitësit që sulmojnë portat e dyqaneve të kompanisë ‘Apple’ dhe i grabisin. Videot e panumërta tregojnë skena shkatërrimi dhe kaosi në Filadelfia, Portland, Charleston dhe Los Angeles.
Grabitësit kanë sulmuar gjithashtu dyqanet e markave luksoze si ‘Louis Vuitton’ e ‘Michael Kors’ si dhe ato të ‘Nike’ e ‘H&M’.
Protestat në SHBA kanë nisur pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis ndërkohë që presidenti amerikan Trump e kryeprokurori Barr kanë deklaruar se pas protestave të dhunshme, grabitjeve e plaçkitjeve qëndrojnë organizatat e së majtës radikale.