Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 2 numri i viktimave nga atentati në Kurbin, shënjestra ishte krahu i djathtë i Ervis Martinajt


Ka shkuar në dy numri i të vdekurve nga atentati që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kurbin.

Mësohet se mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë, ka ndërruar jetë një nga të plagosurit, Paulin Gjergji, 53 vjeç.

Mbrëmjen e kaluar, në ambientin e jashtëm të një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras afër kryqëzimit të fshatit Gjormë një person qëlloi me armë zjarri.

Si pasojë ndërroi jetë në vendngjarje Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, i cili dyshohet se ishte dhe shënjestra e këtij atentati. Pranë trupit të tij u gjet një armë zjarri.

Të plagosur mbetën Kreshnik Tusha, 21 vjeç, dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në mëngjes.

Në foto Bujar Lika

Kush ishte Bujar Lika dhe lidhja me Ervis Martinajn

Bujar Lika kishte në pronësi një lokal në Tiranë – “Dea Cafe” në ish-Bllok dhe njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Biznesin në Tiranë, Likaj e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. Ndërkohë, Paulin Gjergji, i cili deri në vitin 2004 e ka pasur mbiemrin, Markaj ka pasur kazino “Vegas” në zonën e  ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri”.

Bujar Likaj ishte emër i njohur për policinë.

Ai dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt në vitin 2015 dhe u dënua nga gjykata një vit më pas, me një vit burg.

Për këtë vrasje u dënuan gjithashtu: Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani 1 vit burg. Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi.

Ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *